Dhjetëra emigrantë që ishin nisur nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar janë mbytur në Kanalin e La Mashit, pasi gomonia me të cilën po udhëtonin u përmbys. Kryeministri francez Jean Castex tha se mbytja e anijes ishte një "tragjedi", duke shtuar se ata që vdiqën ishin viktima të "kontrabandistëve kriminelë". Policia britanike thotë se më shumë se 20 persona kanë vdekur.