Një tragjedi është shënuar të dielën e 21 janarit në Itali, ku një 39 vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në pyllin e Padernos, rreth orës 9 e 30 minuta të mëngjesit. 39-vjeçari është identifikuar si Bledar Dedja, me origjinë shqiptare dhe sipas mediave italiane, ishte i punësuar në një piceri prej vitit 2021 afër zonës ku u gjet i pjetë. Rasti i 39-vjeçarit po hetohet për vrasje.