Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Florida, ku tre fëmijë kanë humbur jetën pas një zjarri të fuqishëm që përfshiu banesën e tyre dykatëshe në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Katër persona të tjerë, dy fëmijë dhe dy të rritur, ndodhen në gjendje kritike në spital. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, kati i parë i banesës ishte përfshirë nga flakët, ndërsa kati i dytë ishte mbushur me tym. Dy të rritur dhe dy fëmijë arritën të dilnin nga banesa. Gjatë kontrollit të ndërtesës, zjarrfikësit gjetën tre fëmijët e tjerë pa shenja jete.