Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, në “Barcellona Pozzo di Gotto”, ku një 24 vjeçare e identifikuar si Ambra Seferi ka gjetur vdekjen në banesën ku jetonte. Sipas medias italiane, “Gazzetta del Sud”, 24-vjeçarja ishte ngjitur në taracë, por ndërsa ishte sipër dera e shtëpisë ishte mbyllur, dhe brenda banesës mbetën të mbyllur fëmija i saj 18 muajsh dhe vajza e mikut të tij.