Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tuzlës, në verilindje të Bosnjë dhe Hercegovinës, ku një zjarr masiv ka përfshirë një azil pleqsh, duke shkaktuar të paktën 10 viktima dhe rreth 20 të plagosur. Zjarri shpërtheu mbrëmjen e së martës, rreth orës 21:00, në një ndërtesë ku strehoheshin dhjetëra të moshuar, shumë prej tyre me probleme me lëvizjen. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke vështirësuar evakuimin. Në vendngjarje ndërhynë mbi 20 zjarrfikës me mjete të shumta, të cilët arritën ta vënë zjarrin nën kontroll pas disa orësh përpjekjesh.