Një nga grupet më të mëdha shqiptare dhe më të sofistikuar të trafikut ndërkombëtar të drogës është dërguar për gjykim nga ana e SPAK. 15 persona, mes të cilëve emra si Artur Hoxhosmani, Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj por e të tjera, do të përballen me një sërë akuzash mes të cilave ajo e grupit të strukturuar kriminal. Nga hetimet e SPAK të akuzuarit arritën të fusnin dhe të shpërndanin në Evropë 7261 kg kokainë, 590 kg hashash dhe 275 kg kanabis sattiva.