Prej disa muajsh hetime, Policia zbuloi të enjten një prej grupeve kriminale më të fuqishme të trafikut të armëve. Jo pak, por u shkatërruan 18 organizata kriminale pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Enver Jamaku i arrestuar për vendosjen e tritolit ndaj Gjon Menës në Kamëz. Jamaku ka treguar detajet e njohjes së tij me Gjergj Cukalin, që në në të dhënat telefonike ishte ruajtur me emrin “Lashi”, emër me të cilin e thërriste i gjithë rrethi i tij shoqëror.