“Arrest me burg” caktoi gjykata e Fierit për Orges Pukën dhe Klodiana Haskën të arrestuar pak ditë më parë ghatë operacionit të koduar ‘Prive’. Ata dyshohet se janë pjesë e një aktiviteti të paligjshëm të ushtrimit të prostitucionit dhe trrafikimit të personave nga Uganda. Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, ndësa ndaj dy të akuzuarve rëndon akuza “Trafikim i personave të rritur”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” kryer në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” si dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor”. Nga ana tjetër gjykata dha dhe masat për personat e tjerë të përfshirë në këtë rast. Për kamarieren Orgita Gajo, u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa për dy shtetaset nga Uganda gjykata caktoi masën “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe njëkohësisht “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Hetimet për këtë rast vijojnë, ndërsa policia dhe prokuroria po punojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet të dyshuar kriminal.