Top News – Trafikoi 613 kg kokainë/ SPAK, 14 vite burg për Arbër Çekaj
15/09/2020 21:19

Arber Çekaj, i akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë nga Ekuadori, do të vuajë 14 vite burg. Vendimi është marrë pasditen e së martës nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit SPAK, që ka vendosur 21 vite burg per Çekajn, por që me gjykim të shkurtuar pasi ka pranuar akuzën, i konvertohet ne 14 vite. Për menaxherin e kompanisë ‘arbri garden’ përmes së cilës realizohej trafiku i kokaines, Donaldo Lushaj, dënimi i dhënë është 16 vite burg, i cili gjithashtu përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do vuajë vetëm, 10 vite e 8 muaj burg. Ndërsa për shoferin Armando Pezaku është vendosur 13 vite burg, nga të cilat ai do vuajë 8 vite e 8 muaj, pasi edhe ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar. Të tre të sipërpërmendurut janë hetuar dhe gjykuar si pjesë grupit kriminal që realizoi trafikun e 613 kilogramëve kokainë nga Ekuadori ne Shqiperi. Trafiku i droges realizohej permes kompanise se Arber Cekaj, ‘Arbri garden’ dhe kokaina e sekuestruar prej 613 kg ne mars te vitit 2018, që mbetet sasia me e madhe e kapur ne Shqiperi ne vite, ishte fshehur ne kontenieret e bananeve dhe u kap nga policia pas veprimeve te koordinuara me partneret nderkombetare. Pas mberritjes ne portin e Durresit kokaaina e fshehur ne dyshemene e dyfishtë të konteniereve me banane do merrej në dorëzim nga menaxheri Donaldo Lushaj dhe shoferi Armado Pezaku të cilët u arrestuan në kushtet e flagrancës. Ndërsa arber cekaj u arrestua pak kohë më vonë në Gjermani, ku gjithashtu u hetua për trafik droge. Disa muaj pas arrestimit të tij ai u ekstradua në Tiranë, ndërsa fillimisht ka mohuar përfshirjen ne trafik. Çështja në ngarkim të Arber Cekajt dhe bashkëpunëtorëve të tij eshte hetuar nga prokuroria e krimeve te renda, dhe gjykimi nisi po nga gjykata e krimeve të rënda. Por pas shkrirjes së kësaj gjykate cështja i ka kalur për gjykim Gjykatës së Posacme Spak. Procesi ka kaluar përmes një kalvari të gjatë me shtyrje seancash, për cështje të ndryshme që lidheshin me kerkesa proceduriale qoftë nga i akuzuari kryesor Arber Çekaj, apo edhe nga trupi gjykues, avokatet e prokurori.

Top Channel/ Alarmon Trump: Godasim Iranin në 2027! Rikthehen tensionet në Hormuz
22/11 23:11
Top Channel/ Rama ‘provokon’ protestën nga Manastiri: Kalimtare! Kirjojmë bibliotekë mbarëkombëtare
22/11 23:07
Top News- Skandali i kopjimit me inteligjencë artificiale trondit Korenë e Jugut, ikën ministri
22/11 23:00
Top News- Stuhi shkatërruese në Brazil, erërat shkulin çatitë e shtëpive, shemben muret e shtyllat
22/11 23:00
Top Channel/ Bulevardi “mollë sherri” për protestën, policia përplaset me protestuesit
22/11 22:46
Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Kosova rrezikon të humbë miliona / Fondet e BE-së, qeveria Kurti nën kritika
22/11 22:31
Top News – Djali i Dodik merr mandatin / Do formojë qeverinë e re të Republikës Serbe të Bosnjës
22/11 22:31
Top News- Shpërthim misterioz në anijen ruse në portin e Libisë, dyshimet për një sulm me dron
22/11 22:01
Top Channel/ E akuzuar për mbi 60 milionë lekë evazion fiskal, Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq
22/11 21:23
Top News- Aksion antidrogë në Gramsh, sekuestrohetnë banesat e dy personave nën arrest shtëpie
22/11 21:15
Top Channel/ Alfabeti, Korça kujton patriotët! Ekspozita në nderim të 12 rilindasve
22/11 21:09
Top Channel/ GTA VI çmend botën 3.79 miliardë USD shitje që në ditën e parë
22/11 21:05
Top Channel/ Duka “ngrin” ligjin e sportit: Ka probleme, nuk kënaqemi me ligën e kombeve
22/11 21:01
Top News – Luftuam për gjuhën, sot ta mbrojmë! Presidentja e Kosovës uron në Ditën e Alfabetit
22/11 20:30
Top News- Ulja e TVSH-së për produktet e shportës/ Rama paralajmëron: Bizneset të reflektojnë
22/11 20:30
Top Channel/ “Tano fest”, 8 netë humor në Shkodër! Nderohet Tano Banushi
22/11 20:07
Top Channel/ Dështojnë bisedimet për klimën! BE dhe vende të tjera kundër draftit
22/11 20:06
Top Channel/ 30 shqiptarë të arrestuar në muaj, “The Sun”: U kushtuan taksapaguesve 7.9 mln paund
22/11 20:01
Top Channel/ Dosja që i dogji mandatin Çyrbjes, bien akuzat ndaj ish-deputetit të PS
22/11 19:59