Gjykata e Posaçme ka sekuestruar pesë apartamente dhe tokë arë me sipërfaqe 6 mijë metra katrorë në pronësi të Dries Lonneux, i akuzuar në Belgjikë për trafikimin e dy tonëve kokainë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ku bënin pjesë edhe shqiptarë. Sekuestrimi i pasurive të këtij shtetasi është bërë në bazën e ligjit antimafia, të miratuar në vitin 2009 dhe ndryshuar në vitin 2017.