585 kg kokainë janë sekuestruar në Selanik, të ndara në 239 pako. Policia greke ka vënë në pranga kreun e grupit, një 50-vjeçar shqiptar, i cili trafikonte kokainë nga Amerika Latine për shpërndarje në Greqi dhe Europë. Gjithashtu është arrestuar bashkëshortja e tij, 42 vjeç, dy nipat e tij 33 dhe 21 vjeç si dhe një grek me origjine nga shqipëria, 35 vjeç.