Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë, ku I janë sekuestruar 18 kg kokainë. I riu ishte vendosur në Via Gozzi 17 km larg Venecias. Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë parë hyrje daljet e shumta nga banesa e tij, duke ngritur dhe dyshimet se vijonte aktiviteti I paligjshëm. Personi në fjalë e kishte kthyer banesën e tij në një punishte të vogël ku përpunonte drogë dhe më pas e shiste.