Një shqiptar që trafikonte drogë në sasi të mëdha është arrestuar nga Policia. 43 vjeçari Ylli Didani akuzohet se ka punuar në krijimin e një prototipi nëndetëseje për transportimin e drogave nga SHBA, përmes oqeanit Atlantik, të kompletuar me pajisje nënujore dhe antenë GPS. Rrjeti britanik DailyStar shkruan se kryetrafikanti ka ndihmuar një tjeter biznesmen në ndërtimin e nëndetëses së drogave, për kalimin e kokainës përtej Atlantikut, në kuadër të organizates se tij ndërkombëtare që trafikonte rreth 100 milionë dollarë në vit, në vlerë kokaine.