La Repubblica i ka kushtuar një artikull grupeve të strukturuara kriminale për trafikun e drogës. Sheshet italiane janë të pushtuara nga kokaina, kjo pasi trafikantët kanë arritur të riorganizohen duke diversifikuar metodat e transferimit të drogës dhe duke përshtatur rrugët dhe transportuesit ndaj kufizimeve nga shtetet në mbarë botën.