Më shumë se një shekull burg janë dënuar 17 anëtarë, të cilët u morën të pandehur për laboratorin e drogës që u zbulua në Has. Mes tyre janë edhe disa banorë të Shijakut, mes të cilëve edhe vëllai i një ish-deputeti. Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë 125.2 vite burg për të pandehurit, për të akuzuarit e dosjes me numër 339, që u hetua nga SPAK.