Autoritetet shqiptare në bashkëpunim me kolegët italianë kanë vënë në pranga 11 persona. Sipas policisë, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “ZAD", Policia e Shtetit ka pasur pjesën e saj të përgjegjësisë. Gjatë orëve të para të mëngjesit, në Itali dhe Shqipëri u bë ekzekutimi i 11 urdhrave të arrestit të lëshuara për pjesëtarët e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, 9 prej të cilëve u kapën në Itali dhe 2 në Shqipëri.