Top News – Trafikantët e Ballkanit/ Shqiptarët jo me ushtarë të mafias
24/07/2020 13:37

Një raport i fundit i Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, arrin në përfundimin se grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor po veprojnë gjithnjë e më shumë në botë, megjithëse rajoni vetë është një treg relativisht i vogël për krimin e organizuar. Raporti “Tentakulat Ndërkombëtare: Zonat Problematike të Krimit të Organizuar nga Vendet e Ballkanit Perëndimor” thotë se fitimet e këtij aktiviteti të paligjshëm bëhen kryesisht në vende të tjera si Evropa Perëndimore, Turqia, Amerikën Latine madje deri ne Afrikën e Jugut dhe Australinë. Në raport thuhet se në shumë nga epiqendrat e krimit të organizuar, grupet nga Ballkani Perëndimor, janë ngritur në hierarkinë e krimit, në 20 vitet e fundit. Raporti tregon se si grupet nga rajoni kanë arritur deri aty sa të angazhohen në financimin, transportimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës të transportuara nga Amerika e Jugut në Evropë. Lidhjet e ngushta me grupe lokale kriminale dhe qasja tek kokaine që nga burimi, kombinuar me praninë e tyre në qytete të mëdha porte të Evropës, do të thotë se grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor janë në gjendje të kontrollojnë gjithë ciklin e furnizmit të kokainës nga burimi në destinacion. Në raport theksohet fakti se Shqipëria, që nga fillimi I viteve 2000 u bë edhe vend origjine për kanabisin e shitur në Evropë, pas mbjelljeve masive të kanabisit në vend gjatë viteve 90 e në vazhdim, duke furnizuar kryesisht tregjet e Italisë e Greqisë. Më pas flitet me detaje për trafikantët shqiptarë duke treguar rrugëtimin e tyre në botën e krimit nga fillimi I viteve 90-të deri në ditët e sotme.

Top Channel/ Detaje tronditëse nga ngjarja në Maliq, të miturit u takuan për t’u sqaruar, por…
14/08 22:51
Top Channel/ “Rashë në koma në sallën e gjyqit”, rrëfimi mes lotësh i Saimir Vishajt: 35 vite punë…
14/08 21:54
Top News – Zjarret preken mbi 200 shtëpi. Rama: Dëmshpërblim të plotë për të gjitha familjet
14/08 21:30
Top Channel/ Autori i vr*sjes së bashkëmoshatarit 14-vjeçar lë spitalin, dërgohet në komisariat
14/08 21:11
Top News – Tragjedi në Maliq, sherri mes dy 14-vjeçarëve i merr jetën njërit prej tyre
14/08 20:06
Top Channel/ I mituri vr*tet nga bashkëmoshatari! Hetuesit dhe policia rrethojnë vendin e ngjarjes
14/08 20:03
Top Channel/ Prekëse! Mbi një muaj në koma, përlotet avokati Vishaj: Fitova betejën! Isha mes…
14/08 20:01
Top Channel/ Lindjet, 1 mijë bebe më pak! Gjashtëmujori i parë, qarku i Kukësit në rritje
14/08 19:58
Top Channel/ Nis rënia e temperaturave, parashikohen reshje në disa zona të vendit
14/08 19:47
Top Channel/ Vr*sja e postierit, lirohet i dyshuari, Lami u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje
14/08 19:39
Top Channel/ Vr*tet me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçari në Maliq, ngjarja ndodhi pas…
14/08 19:38
Top Channel/ Gramsh, banorët kthehen në shtëpi! Situatë e qetë në pjesën më të madhe të zonës
14/08 19:32
Top Channel/ Tragjike në Maliq, 14-vjeçari i merr jetën bashkëmoshatarit pas sherrit në lokal
14/08 19:30
Top News- Vihen nën kontroll zjarret në Delvinë/ Banorët e evakuuar rikthehen në shtëpi
14/08 17:53
Top Channel/ Doli për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë, shpallet i humbur 56-vjeçari në Elbasan
14/08 17:44
Top Channel/ Pse nuk kishte zjarre në kohën e Enverit? Rama përgjigjet dhe premton…dëmshpërblim
14/08 17:16
Top News- Taksat vendore në e-Albania!/ Akses dhe për qytetarët, zgjerohet shërbimi
14/08 16:58
Top Channel/ Priten shira lokale. Pritet ulje e temperaturave në disa zona të vendit
14/08 16:08
Top Channel/ Gramsh, disa vatra ende aktive. Banorët po rikthehen në shtëpi
14/08 16:08
Top Channel/ 44 mijë dosje, gjyqtarët duan zyra. Sot gjykohen çështjet e vitit 2017
14/08 15:24