Trafik i rënduar është regjistruar në Rrugën e Kombit, ku pritjet e automjeteve arrijnë deri në një orë, ndërsa radhët kilometrike janë krijuar pranë mbikalimit të Rrëshenit. Fluksi i lartë i automjeteve ka shkaktuar bllokime të gjata. Shkak kryesor është ngushtimi i rrugës pranë Rrëshenit, ku qarkullimi kalon nga katër në vetëm dy korsi. Vonesat janë shtuar edhe për shkak të segmentit Rrëshen–Milot, i cili është me dy korsi lëvizjeje me kahe të kundërta, ndryshe nga pjesa tjetër e Rrugës së Kombit deri në Morinë, që ka katër korsi.