Policia është vënë në ndjekje dhe ka arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar të akuzuar për trafik droge. I riu, i identifikuar me emrin Enrik Proda, fillimisht nuk iu përgjigj policisë për të ndaluar me automjet dhe u largua me shpejtësi. Policia iu vu në ndjekje me një furgon, një automjet të vogël dhe një motor. Pas minutash ndjekjeje, 33 vjeçari u ndalua në fshatin Qeparo, pasi iu bllokua rruga nga ana e policisë.