SPAK ka mbyllur hetimet duke dërguar për gjykim tre ish punonjës policie, të akuzuar për lidhje me grupe të strukturuara kriminale në trafikimin dhe kultivimin e drogës drejt Greqisë. Bëhet fjalë për ish-efektivët Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinanaj, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat për trafikim droge, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.