Policia kufitare në Muriqan arrestoi një 56-vjeçar nga Fieri që ishte shpallur në kërkim nga ana e autoriteteve italiane. Spartak Joanu u ndalua në hyrje të kufirit, pasi nga verifikimi I dokumenteve rezultoi I dënuar me 16 vite e katër muaj burg nga Gjykata e Apelit në Ankona për veprat penale të grupit të strukturuar kriminal në trafikun e drogës dhe atë të prostitucionit.