Policia e Shtetit ka goditur një grup të strukturuar kriminal nga Kosova të cilët kryenin trafikim armësh e lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Policia ka bërë me dije se gjatë operacionit u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg. Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.