Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq 8 persona, shqiptarë dhe kosovarë, të akuzuar për trafikun e armëve dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake. Hetimet, të cilat u realizuan nga një ekip hetimor i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës zbuluan një grup kriminal që trafikonte armë nga Kosova drejt Shqipërisë.