Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar rrethin e punonjësve të drejtësisë të dyshuar se mund të kenë bashkëpunuar me kryeprokurorin e pezulluar të Vlorës, Aurel Zarka dhe tre personat e tjerë të shpallur në kërkim për korrupsion dhe ndërhyrje në dosjet e bujshme, përfshirë këtu edhe dosjen “Toyota Auris”. Gazetarja Anila Hoxha tha në Breaking në Top News se hetuesit e Byrosë Kombëtare po mblehdin prova, të dhënat dhe kanë vijuar me kontrollet duke sekuestruar dosje në gjykata dhe prokuroritë e vendit. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.