Në periferi të Kievit, pas radhësh pa fund blloqesh apartamentesh në stil sovjetik, ka një qendër rehabilitimi të mbushur me trupa ukrainase të lënduara në vijën e frontit. Pacientët, vijnë këtu me nerva të dëmtuar, djegie, thyerje kockash e madje edhe me gjymtyrë të prera. Stepan Kaplunov qëndron i shtrirë në një shtrat, duke lëvizur këmbën para e pas. Të dyja këmbët iu thyen në betejë kur një mortajë shpërtheu pranë tij.