I shtrirë rrëzë malit Parnasos, fshati Arakova në Greqi ëshët shndërruar në një nga destinacionet turistike më të preferuara për grekët, teksa shpesh etiketohej edhe si “Mikonosi i Dimrit”. Pista e skive, komkbinuar me kulinarinë dhe arkitekturën interesante të fshatit, kanë bërë që mijëra njerëz të ‘zaptojnë’ Arakovën gjatë fundjavave, sidomos në periudhën e dimrit. Megjithatë dimri i këtij viti prite të jetë ndryshe dhe shkak është bërë dhunimi e tortura deri në vdekje e një qeni Haski, nga një banor i zonës. Autoritetet nuk e kanë zbuluar ende autorin e personit që dhunoi qenin, teksa në rrjetet sociale në Greqi ka nisur një fushatë e madhe për braktisjen e Arakovës.