Top News – Tornado zjarri, shkrumbohet Evropa / Evakuime masive në Francë e Spanjë, shkatërrim
26/07/2026 15:04

55,000 persona të tjerë janë evakuuar nga gjashtë qytete në Francë, ndërsa zjarret që kanë shkaktuar shkatërrim në të gjithë vendin po shtohen. Evakuimet më të fundit u kryen në qytete në jug të Bordeaux, në rajonin e Gironde. Zjarret kanë përfshirë të gjithë Evropën gjatë javës së kaluar, kryesisht Francën dhe Spanjën, ku më shumë se 330,000 persona janë evakuuar. Franca është prekur më rëndë, me një sipërfaqe prej 42,000 hektarësh të djegur, duke e bërë këtë një nga zjarret më të mëdha pyjore që nga Lufta e Dytë Botërore. Rreth 98,000 hektarë tokë janë djegur në të gjithë vendin që nga fillimi i vitit. Kapiteni Nicolas Braz, një nga udhëheqësit e operacionit të shuarjes së zjarreve, tha se zjarri kishte krijuar "erërat e veta, të kompletuara me vorbulla", duke shtuar se ishte "i çrregullt dhe i pakontrollueshëm". Bimësia e thatë dhe erërat e forta po shkaktojnë përhapjen e zjarrit, me 60 km të autostradës A63, e cila të çon në Spanjë, që janë mbyllur. Ministri i Brendshëm Francez Laurent Nunez tha të dielën se "do të duhet shumë kohë për ta vënë nën kontroll" zjarrin dhe derisa ai të ndalet "nuk do të ketë kthim" për banorët dhe turistët e evakuuar. Franca ka mobilizuar edhe ushtrinë për të ndihmuar në reagim. Presidenti Emmanuel Macron tha se Franca do të "rindërtojë cdo gjë të shkatërruar" dhe qeveria e tij do të "jetë atje për aq kohë sa të jetë e nevojshme". Ndërkohë, në Spanjë, zjarret vazhdojnë të përhapen, me më shumë se 90,000 të evakuuar nga rajonet përreth Madridit dhe Ávilës. Të shtunën vonë, të paktën tetë komuna pranë Toledos u urdhëruan gjithashtu të evakuoheshin, megjithëse nuk ishte e qartë se sa njerëz prekeshin. E diela sjell temperatura të larta dhe lagështi të pakët, duke lejuar potencialisht që zjarri të përhapet më tej. Presidentja rajonale e Madridit, Isabel Díaz Ayuso, e përshkroi situatën si "zjarri më i rëndë në historinë e rajonit". Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez pranoi se do të ketë "kohë të vështira përpara". Ndërkohë, autoritetet në València konfirmuan vdekjen e një burri në një zjarr.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55