Top News – Tornado në Wuhan/ Të zhdukur dhe të lënduar në qytetin ku lindi covid-i
16/05/2021 14:52

Disa persona konsiderohen të zhdukur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një tornado u përplas mbi Ëuhan, në provincën kineze Hubei. Të paktën 40 persona janë lënduar dhe gjashtë të tjerë mungojnë në apel pasi tornadoja goditi ëuhanin, qytetin ku nisi pandemia e koronavirusit. Asnjë nga të lënduarit, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, nuk ëhstë në gjendje kritike për jetën. Pamjet shokuese tregonin mbetjet e përhapura nëpër qytet dhe banorët lokalë të përfshirë nga paniku që përpiqeshin të mbronin sendet e tyre. Qeveria lokale në Ëuhan tha se tornadoja kishte shkulur me rrënjë pemë dhe kishte rrëzuar disa mburoja në kantiere ndërtimi. Ndërkohë, një tjetër tornado goditi qytetin Suzhou, në provincën Jiangsu në Kinë duke i marrë jetën një personi e duke lënduar 21 të tjerë. Fenomenet e motit ekstrem, përfshirë tornadot, nuk janë të pazakontë në kinë. Në 2016, një tornado gjigand, një stuhi breshëri dhe shira të rrëmbyeshëm, i morën jetën të paktën 98 personave dhe lënduan 800 të tjerë. Stuhia vdekjeprurëse coi në ndërprerjen e energjisë elektrike, përmbysi makina dhe shkuli nga vendi cati shtëpish në provincën Jiangsu.

Top News – Putin telefonon Erdogan. Diskutimet për Ukrainën, vlerëson rolin e Turqisë
20/08 23:00
Top Channel/ Emigrantët, Greqia si SHBA. Ministri i emigracionit: Në burg ose kthehen pas
20/08 22:23
Top Channel/ Rusia frenon negociatat /Ministri i jashtëm Lavrov kërkon të përfshihet Kina
20/08 22:22
Top News – BE reagon ashpër ndaj Izraelit. Tel Avivi miratoi planin për zgjerimin e vendbanimeve
20/08 22:00
Top News – Një ndërtues në Shtëpinë e Bardhë. Trump lyen me bojë të zezë murin kufitar me Meksikën
20/08 21:45
Top Channel/“Netanyahu? Ai është hero lufte”,Trump çudit me deklaratën: Ata aeroplanë i dërgova unë
20/08 21:39
Top News – Musk nuk do krijojë parti. Mbështet zëvendësin e Trump për president të SHBA
20/08 21:00
Top Channel/ Shpërthen droni rus në Poloni, artikulohet “Neni 5” nga europianët për sigurinë
20/08 19:38
Top News – Izraeli thërret nën armë 60 mijë trupa / Nis pushtimi i plotë i Gazës, miratohet plani
20/08 15:15
Top News – Ngritja e kukullave Labubu…Lodra e shëmtuar që u bë sensacion global
20/08 15:14
Top News – Perdja e re e Hekurt e Evropës / Fusha të minuara e dhëmbë dragoi, vijë mbrojtëse 50 km
20/08 15:14
Top News – Shteti palestinez ‘fshihet’ nga tryeza / Izraeli ndan në dysh Bregun Perëndimor
20/08 15:02
Top News – Panik në Malpensa, evakuohet aeroporti / Burri me çekiç, i vë zjarrin sportelit
20/08 14:59
Top Channel/ Gjermani, “armiku i heshtur”: Dhjetëra mijëra vdekje nga rezistenca prej antibiotikëve!
20/08 14:46
Top News- Shpërthim misterioz në fqinjin e Ukrainës/Tronditet Polonia, jo shkelje e hapësirës ajrore
20/08 13:16
Top News – Planifikuesit e NATO-s ‘përveshin mëngët’/ Nis puna për garancitë e sigurisë për Ukrainën
20/08 12:58
Top News – Kremlini ‘injoron’ takimin me Zelenskin / Trump paralajmëron: Putin nuk do marrëveshje
20/08 12:42
Top News – Rusia në kurs konfrontimi me Japoninë/Bombarduesit ‘përplasen’ në qiell, rriten tensionet
20/08 12:25
Top News – Ushtarë të huaj në Ukrainë / 10 vende evropiane janë gati të dërgojnë trupa
20/08 12:21
Top News – Dhurata e Zelenskit për Trumpin / Një shkop golfi nga veterani i luftës në Ukrainë
20/08 12:19