Stuhi të dhunshme shpërthyen gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, duke vrarë një grua kur një pemë u shkul me gjithë rrënjë ndërsa një burrë humbi jetën në një zjarr të shkaktuar nga një rrufe. Vendi ishte nën alarm portokalli gjatë natës ndërsa nga mëngjesi i të premtes, gjysma e francës mbetet nën alarm të verdhë për shkak të rrezikut të shiut të rrëmbyeshëm dhe rrufeve. Pas një vale të gjatë 12-ditore të nxehtësisë në pothuajse të gjithë vendin, përvëlimi është zbutur.