Top News – ‘Topi’ në fushën e Putinit/ SHBA ndërmjetës, Zelensky pro takimit me palën ruse
04/10/2026 22:05

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se Uashingtoni po përpiqet të organizojë një takim të ri mes Kievit dhe Moskës, me pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës. Sipas Zelenskyt, pala amerikane është aktualisht në kontakt me të dyja vendet dhe ka propozuar zhvillimin e një takimi në nivel teknik, si dhe një takim në format trepalësh SHBA-Ukrainë-Rusi, deri në fund të muajit tetor. Presidenti ukrainas deklaroi se Kievi është i gatshëm të marrë pjesë në bisedime dhe se tashmë pret një përgjigje nga Moska. Zelensky bëri me dije se takimi mund të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, ose në një tjetër vend që mund të propozohet nga pala amerikane. Komentet u bënë gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Kiev me kancelarin gjerman Friedrich Merz, në një kohë kur luftimet dhe sulmet ajrore mes Rusisë dhe Ukrainës vijojnë. Megjithatë, ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Moska lidhur me propozimin amerikan. Nëse zhvillohet, takimi do të ishte një tjetër përpjekje për të rikthyer dialogun diplomatik mes palëve dhe për të avancuar negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Top Channel/ Van Gogh, rekord 190 milionë dollarë, marrëveshje me trashëgimtarët hebrenj
19/11 15:38
Top Channel/ Takimi me Xi dhe Putin, Trump: Po shkruajmë historinë, bashkë për paqen!
19/11 15:16
Top Channel/ Trump, Xi e Putin me deklaratë paqeje: “Luftën bërthamore nuk e fiton askush”!
19/11 15:00
Top News – Gjenocid kundër myslimanëve Rohinga / Gjykata më e lartë e OKB-së dënon Mianmarin
19/11 14:56
Top News – Luftë me Iranin pas 1 janarit… / Trump: Do të shohim çfarë do të ndodhë
19/11 14:55
Top News – OKB, së shpejti pa udhëheqës / Gara për të gjetur pasuesin e Guterres ngec në vend
19/11 14:39
Top News – Bombardues dhe valixhe bërthamore / Tre liderët ‘shkruajnë historinë’ në siguri maksimale
19/11 14:38
Top Channel/ Shpenzoi miliona për republikanët, Musk: Ndihem budalla, nuk jam pjesë e MAGA-s
19/11 14:35
Top News -Putin-Xi-Trump 1 orë e gjysmë bashkë/ Marrëveshje me 4 pika mbi luftën e armët bërthamore
19/11 14:24
Top Channel/ Putin shkon në Kinë me valixhe bërthamore: Pse presidenti rus e merr me vete “Cheget”!
19/11 13:50
Top News – Elon Musk pranon: U tregova budalla/ Dha 500 milionë dollarë për republikanët në zgjedhje
19/11 13:38
Top News – Piktura e Van Gogh-ut thyen rekordin / Shitet në ankand për 190 milionë dollarë
19/11 13:23
Top News – Bota ndalet, vjen Grand Theft Auto VI / Tre milionë britanikë nuk shkojnë në punë
19/11 13:23
Top News – Anthropic debuton në tregje / Mbledh shumën rekord prej 81 miliardë dollarësh
19/11 13:21
Top Channel/ Fëmijët në Roblox, në rrezik, akuza ndaj platformës: Nuk mbron të miturit
19/11 12:14
Top Channel/ Danimarka miraton paktin me SHBA-në, baza të reja ushtarake në Groenlandë
19/11 12:12
Top Channel/ Ura e Krimesë goditet sërish, sulmi i tretë ukrainas brenda javës
19/11 12:12
Top Channel/ Hakerët sulmojnë Komisionin Europian, Politico: Shënjestruan sistemin e pagave!
19/11 12:10
Top News – Islami lë pas krishtërimin… / Feja më e madhe në botë nga mesi i dekadës tjetër
19/11 12:10
Top News – Avionët rusë ‘rrethojnë’ Tajvanin / Hera e dytë këtë javë, alarm i kuq në ishull
19/11 12:04