Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg dy vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Ata ndodhen në qeli që prej korrikut të vitit të kaluar pas goditjes së grupit kriminal që vepronte në fushën e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.