Situata e përhapjes të koronavirusit në vend prej ditësh ka rezultuar me rritje të shifrave, si në infektime, humbje jete, dhe në shifrat e pacientëve të shtruar në spitale. Kjo situata një ditë më parë solli vendimin e Ministrise te Shëndetësisë për hapjen e spitalet rajonale, për të trajtuar pacientet me covid. Në një lidhje Skype për “Wake Up”, zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini bëri të ditur se janë të zënë 90% e shtretërve në spitalet Covid, e cila pranoi se situata është kritike. E megjithatë Tomini u kujdes të qetësonte opinionin se nuk do të ketë kolaps të sistemit shëndetësor, duke siguriar se nuk do të arrijmë në nivele të tilla