Thirrjet e ndërkombëtarëve për të mos kandiduar persona që kanë probleme me drejtësinë brenda apo jashtë territorit të Shqipërisë nuk janë lënë jashtë vëmendjes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pas marrjes së indicieve për kandidatë që kanë probleme me ligjin e dekriminalizimit janë dërguar në organet e hetimit emrat e atyre kandidatëve, ndaj të cilëve duhet kryer hetim i thelluar