Kryetarët e fshatrave Zhitom i Vogël dhe Bistrovicë në Berat janë arrestuar pasi bashkëpunonin me kultivuesit e lëndëve narkotike dhe lejonin kultvimin e drogërave në tokat e fshatrave të tyre. Shërbimet e policisë në Berat, pas informacionit të sigurar në rrugë operative kanë zbarkuar në fshatin Zhitom i Vogël, për evidenitimin e bimëve narkotike të dyshuara cannabis sativa. Në tokën në pronësi të një 60 vjeçari, u gjet një sasi e konsiderueshme cannabis sativa.