Dy dekada pas mbylljes së minierës, banorët në një qytezë në poloninë jugore jetojnë në frikë se toka nën këmbët e tyre mund të pësojë kolaps pasi 20 gropa masive janë shfaqur në dy vitet e shkuara. Pesë kratere janë shfaqur vetëm këtë vit në Trzebinia. Pesë muaj më parë, një vrimë e stërmadhe gëlltiti varret në varrezën e qytezës.