Një tërmet me magnitudë 6.9 ka goditur rajonin jugor të filipineve, Mindanao, të premten, tha qendra gjermane e kërkimeve për gjeoshkencat, ndërkohë që ende nuk dihet shkalla e dëmeve të shkaktuara apo nëse ka viktima. Tërmeti u regjistrua pranë brigjeve të Mindanaos, në një thellësi prej 60 kilometrash. Agjencia filipine e sizmiologjisë dhe qendra për paralajmërimin e tsunamive në Paqësor, tha se nuk pritej të kishte ndonjë anomali në det.