Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë ka tronditur Japoninë duke ndezur edhe frikën për një cunami. Lëkundja e tokës tronditi Kumamoton në ishullin jugor Kyushu. Epiqendra e tërmetit ishte në thellësinë 10 km nën sipërfaqen e detit, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Një paralajmërim për cunami u lëshua për gjirin Ariake në brigjet perëndimore të Kumamotos, rreth 850 km në jugperëndim të Tokios. Dallgët mund të arrijnë deri në 90 cm, tha agjencia.