Në një deklaratë drejtuar besimtarëve dhe komunitetit global, Papa Leo XIV ka ngritur alarmin për përkeqësimin e krizës klimatike, ndërsa Evropa po përjeton një tjetër valë përvëluese të të nxehtit ekstrem. Gjatë Ditës së Lutjes për Ruajtjen e Krijimit, e shpallur nga Kisha Katolike Papa Leo theksoi se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po sjellin pasoja gjithnjë e më të rënda, duke shkatërruar botën.