Një cunami ka goditur Japoninë pas disa tërmeteve masive që tronditën vendin. Dallgët e para, goditën qytetin Miyazaki në ishullin juglindor të Kyushu-s, më pak se 30 minuta pas tërmetit të parë me magnitudë 6.9 ballë. Paralajmërime janë lëshuar për disa zona bregdetare të Kyushu dhe ishullin e afërt Shikoku, sipas transmetuesit publik NHK.