Prokuroria e Gjirokastrës ka sekuestruar pasuritë një shtetasi me iniciale D.A. i dyshuar për pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga grup kriminal tek prodhimi e shitja e narkotikëve. Sipas hetimeve të Prokurorisë Gjirokastër, shtetasi rezultoi se nuk justifikon pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme me të ardhurat dhe burimet financiare. Ndërsa rezulton se ka dyshime të bazuara në indicie për pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga grup i strukturuar kriminal. Gjatë procedimit pasuror u identifikuan pasuritë e paluajtshme, blerja e të cilave nuk justifikohet me të ardhurat e këtij shtetasi dhe të familjarëve të tij, njofton Prokuroria.