Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 34-vjeçar, I akuzuar për vjedhjen e të paktën 11 biçikletave në qytetin bregdetar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nisur nga denoncimet e qytetarëve për disa raste të vjedhjes së biçikletave të tyre, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Eleven", për identifikimin dhe kapjen e autorit.