Maqedonia e Veriut ka regjistruar një numër të lartë viktimash për shkak te covid 19 në valën e katërt të pandmeisë, në krahasim me rastet e infektimeve. Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën se u shënuan 41 të vdekur si pasojë e virusit dhe 539 të infektuar. Por, kjo nuk është shifra më e lartë e viktimave që janë evidentuar brenda 24 orëve.