Disa persona janë plagosur pasi një fluturim i Delta Airlines nga Los Angelesi në Sydney u godit nga turbulenca të premten në mëngjes. Fluturimi 41 i Delta Airlines "hasi në një turbulencë të shkurtër" ndërsa u ul në Aeroportin e Sydney-t, tha një zëdhënës i linjës ajrore për BBC-në. Katër asistentë fluturimi u plagosën dhe asnjë pasagjer nuk u lëndua, tha linja ajrore. Shërbimi i Ambulancave të Neë South Uells-it tha se trajtoi pesë pacientë në total dhe dërgoi tre në spital me lëndime të lehta që përfshinin dhimbje shpine dhe dhimbje koke.