Top News/ Tmerr në Boeing, vdes një pasagjer / Turbulenca të frikshme në linjën Londër-Singapor
21/05/2024 14:50

Një pasagjer ka humbur jetën pasi një avion i linjës Londër-Singapor, është përvalluar me turbulenca në ajër cka e ka detyruar më pas të bëjë një ulje emergjence. Avioni Boeing 777 i operuar nga Singapore Airlines u ngrit nga aeroporti Heathroë në Londër, pak pas orës 22:00 të hënën. Fluturimi SQ321 u përball me "turbulenca të rënda" në rrugë drejt Singaporit, gjatë stuhive ekstreme tropikale në rajon, tha linja ajrore. Një pasagjer humbi jetën dhe rreth 20 të tjerë raportohet se janë lënduar ndërkohë që avioni bëri një ulje emergjence në Tajlandë. Fotot dhe videot tregonin ambulancat dhe automjetet e urgjencave në pistë, pranë avionit. Imazhe të tjera tregonin ushqime dhe pajisje të shpërndara në korridorin e avionit Boeing. Një zëdhënës i Singapore Airlines tha se avioni "ishte përballur me turbulenca të forta gjatë rrugës" për në Singapor. Ne mund të konfirmojmë se ka të lënduar dhe një viktimë në bordin e Boeingut 777-300ER”. Sipas kompanisë, në bord kishte gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 pjesëtarë të ekuipazhit. Incidenti më i fundit vjen ndërsa Boeing ndodhet në mesin e një krize, pas një serie problemesh me avionët e tij, përfshirë edhe vdekjen e një informatori të kompanisë. Një panel i një boeingu 737 u shkëput nga avioni në mesin e fluturimit dhe një rrotë ra nga një avion tjetër gjatë ngjitjes së tij.

Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54