Një burrë në Kaliforni është akuzuar për helmimin e tetë personave të pastrehë me një substancë të përshkruar si “dy herë më të fortë” sesa spreji me piper. William Robert Cable, 38 vjeç, akuzohet se i ka dhënë të paktën tetë personave ushqim ku kishte hedhur oleoresin capsicum dhe pastaj i filmonte teksa ata sëmureshin. Disa nga viktimat e dyshuara kanë përfunduar në spital dhe autoritetet besojnë se i dyshuari mund të kishte shënjestruar edhe të tjerë.