Gomat e një avioni të Ryanair kanë shpërthyer gjatë uljes, duke lënë avionin dhe pasagjerët e tij të tmerruar në pistë. Fluturimet e nisjes dhe mbërritjes u pezulluan në aeroportin Orio al Serio, në Bergamo, pranë Milanos, pas incidentit të frikshëm. Mësohet se avioni ishte nisur në fluturim nga barcelona, me destinacion Bergamon, kur gomat e tij shpërthyen në ulje rreth orës 8 të mëngjesit, raporton L'Eco Di Bergamo. Nuk dihet ende arsyeja e aksidentit. Nuk është raportuar për të lënduar pasi pasagjerët kanë zbritur nga avioni përmes shkallëve të emergjencës në pistë.