Dosja e tjetërsimit të mbi 230 mijë metër katrorë tokë shtetërore në bregdetin e Lezhës do të rigjykohet. Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër dhe ka kthyer për rishqyrtim me një tjetër trupë gjykuese në Apelin e Tiranës çështjen që lidhet me pronat e vendosura në zonën e Ranës së Hedhun dhe Shëngjin.