Policia e Dibrës, forcat "Shqiponja" dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë finalizuar operacionin e koduar ‘Tjetërsimi’, si rezultat i një hetimi 7-mujor, për zbardhjen e një skeme kriminale të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim tjetërsimin e kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme. Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, janë ekzekutuar 14 masa sigurie, për punonjës e ish-punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dibër, dhe për disa persona të tjerë, familjarë mes tyre, në favor të të cilëve dyshohet se janë tjetërsuar pronat. Në total gjatë aksionit u ekzekutuan 11 masa sigurie ndërsa u shpall në kërkim Zëvendësdrejtor i AShK Dibër për të cilin është caktuar “Arrest në burg” për mashtrim dhe falsifim dokumentesh kryer në bashkëpunim.