Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e së dielës në një resort në rrugën Sarandë–Syri i Kaltër, duke e shkrumbuar tërësisht. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 05:30 të mëngjesit të kësaj të diele. Flakët janë përhapur në ambientet e resortit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke e djegur plotësisht strukturën. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që hetimet dhe verifikimet në vendngjarje të përcaktojnë se çfarë ka shkaktuar flakët. Zjarri i mëngjesit të së dielës ka lënë pas dëme të mëdha materiale, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.