Aksidentet në Shqipëri vijojnë të marrin jetë njerëzish. Së fundmi është shënuar një tjetër viktimë, pas një aksidenti që ndodhi në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku për pasojë mbeti i vdekur një person. Nga informacionet policore mësohet se personi i cili ka humbur jetën ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip ‘Range Rover’ dhe për shkak të shpejtësisë së lëvizjes ka humbur totalisht kontrollin e mjetit, duke përfunduar në një kanal.